Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, dje gjatë konferencës me presidnetin e Francës, Emmanuel Macron, krahasoi rastin e Kosovës me Palestinën.
Sipas publicistit Nexhmedin Spahiu, kjo deklaratë e Ramës në fakt është krahasim i Albin Kurtit me Hamasin dhe ky mllef e tejkalon urrjetjen personale.
Spahiu shkroi në Facebook se një krahasim të tillë ndaj Kurtit dhe liderëve të tjerë të Kosovës nuk e ka bërë as Serbia.
Postimi i plotë:
Në prani të Presidentit Macron, Edi Rama krahasoi Albin Kurtin me Hamasin! Ky mllef tejkalon urrejtjen personale. Kjo është pothuajse shpallje lufte Kosovës nga kryeministri i Shqipërisë. Akuza më e madhe që u është bërë liderëve politikë të Kosovës nga Beogradi nuk arrinë deri këtu.
Ana Brnabiq pat akuzuar publikisht Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Ramush Haradinajn si njerëz të malit. Vuçiq ka akuzuar jopublikisht (në prani të liderëve të rajonit) se Albin Kurti e Vjosa Osmani janë amatorë politikë. Por kaq larg sa Edi Rama nuk kanë shkuar. Lufta brenda llojit si duket është më e ashpra. Zaten a nuk janë vëllezër rusët e ukrainasit, hebrenjtë e palestinezët po shihni çfarë i bëjnë njëri tjetrit.