Analisti Driton Tali ka thënë se sjellja e Ramë ndaj Kosovës “nuk është inati”.
Sipas ti Rama nuk është Shqipëria e as Kurti nuk është Kosova.
Ai duke i reaguar Baton Haxhiut, i bënë thirrje që nëse nuk ka diçka më kreative të shpalosë, ta lë këtë argument koti, ose të tregojë të vërtetën pse Rama i del krah Vuçiçit.
Postimi i plotë:
Po i dëgjoj shumë veta duke e shpjeguar sjelljen e Ramës ndaj Kosovës si "punë inati, smire e urrejtje personale me Kurtin".
Së pari, as Rama nuk është Shqipëria e as Kurti nuk është Kosova!
Pastaj, as nuk janë konkurentë. Njëri në Tiranë tjetri në Prishtinë!
Nëse ekziston inati e xhelozia ekziston në mes Ramës - Berishës - Metës - Bashës ..., dhe urrejtja e smira në mes Kurtit - Krasniqit - Abdixhikut - Haradinajt..., për shkak të rivalitetit!
Po e shoh gjithashtu se disa "ramovitë" si arsyetim e marrin konkurimin e LV'ës në zgjedhjet e Shqipërisë!?
Por ai konkurim do të duhej Kurtin ta bënte anti Ramë e anti Shqipëri sepse pësoi humbje të thellë në ato zgjedhje, e jo Ramën anti Kosovë dhe pro Vuçiç!
Prandaj, Baton & Co, lene këtë biçim argumenti "inat personal" e mundonu me ardhë me diçka ma kreative, nëse veç nuk e keni dinjitetin me tregu të vërtetën pse Rama i del krah Vuçiçit!