Presindetja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me Policinë e Kosovës kanë shënuar Darkën e Lamës.
Kjo u bë në shenjë mirënjohje për policinë e cila po mbon të gjithë vendin.
Postimi në Facebook:
Këtë vit festën e lashtë shqiptare, Darkën e Lamës, e shënuam bashkë me Policinë e Republikës së Kosovës, në kampin “Enver Zymeri”, në Mitrovicë, në shenjë mirënjohjeje, vlerësimi e falënderimi për gra e burra në uniformë, të cilët shërbejnë pa u lodhur për të na bërë të ndihemi të sigurtë.

Në prani edhe të familjeve të policëve që kanë rënë në detyrë, përfshirë familjen e heroit Afrim Bunjaku, shprehëm mirënjohjen më të thellë të të gjithë qytetarëve të Republikës për ata që dhanë jetën në mbrojtje të çdo pëllëmbe të territorit të vendit tonë.