Ish-ambasadori Lulzim Peci ka thënë se shtetet e perëndimit duhet të kenë një plan B për Serbinë.
“Nëse shtetet kyçe të perëndimit nuk kanë plan B për Serbinë, dhe të gjitha vezët janë vënë në shportën e tërheqjes së saj në drejtim të Brukselit, regjioni mund të lëvizë me hapa të sigurt drejt një kaosi te ri!”
“Nuk është ngjarje e rastësishme që Vuçiqi në vend të takimit me liderët evropian në Tiranë, zgjodhi takimin me Putinin dhe Xi në Peking!
Nëse plani B nuk ka qenë në tavolinë deri tani, është koha e fundit që të bëhet realitet dhe të vëhet në jetë!”, ka shkruar Peci në Facebook.