Deputeti i LDK, Driton Selmanaj, në Kuvend ka folur për mosdekretimin e Kryeprokurorit nga ana e Presidentes Vjosa Osmani.
Selmanaj e ka quajtur skandaloze deklaratën e Osmanit se dikush e ka kërcënuar me dosje.
E sa i përket mosdekretimit tha se nuk është në kuadër të kompetencave të PRESIDENTES, por vetëm plotësim i kërkesës së Kryeministrit Kurti.
Tutje, ai ka paralajmëruar se Kuvendi duhet t’I ndjekë rrugët, për ta dërguar në Kushtetuese këtë çështje.
“Kushtetuta e detyron Presidenten ta dekretoj Kryeprokurorin. Nuk është normë fakultative, por e obligueshme. Sipas Kushtetutës së Kosovës, Presidenti ka rol ceremonial, në këtë proces. Arsyetimet e saj se ajo ka pritur më shumë se 1 vjet e gjysmë, për dekretim, sepse kinse po e pret përgjigjjen nga Gjykatat e rregullta, janë të pabaza.
Presidentja, në fakt e bëri vetëm atë që e paralajmëroi Kurti në Kuvend, ku nuk foli asnjëherë për procesin por vetëm për persnonin.
Skandaloze ishin deklaratat e Presidentes se është kërrcënuar me dosje, nga dikush. Edhe më skandaloze është se ajo nuk i ka denoncuar këto kërcënime nëse janë të vërteta, pasi vet është subjekt. Ky Kuvend duhet të ndjek rrugët Kushtetuese në lidhje me mosdekretimin e Kryeprokurorit.” – ka thënë Selmanaj.