Ky është i dyshuari që e kërcënoi ministren Haxhiu, përfundon në ndalim policor

Aktuale

Ky është i dyshuari që e kërcënoi ministren Haxhiu, përfundon në ndalim policor

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 22:00
Albulena Haxhiu

Gazeta raportoi pak më parë për një rast të kanosjes ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për çka Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet, ndërkohë që sot është arrestuar personi i dyshuar.

Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se personi që ra në prangat e Policisë, si i dyshuar për këtë rast është Visar Dabiqaj, 27-vjeçar, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Dabiqaj dyshohet se e ka kërcënuar ministren Haxhiu përmes rrjetit social “Instagram”, në një postim që ajo kishte bërë në këtë platformë.

Posa Policia është vënë në dijeni për rastin, ka arritur që ta identifikojë të dyshuarin dhe i njëjti është arrestuar gjatë ditës së sotme.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me veprën me të cilën ngarkohet dhe motivin që e ka shtyrë për kërcënimin e ministres Haxhiu.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe brenda afatit ligjor të dorëzohet kallëzimi penal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat