Në Pressingtë T7 po diskutohet për situatën në veri të Kosovës e dialogut me Serbinë në përgjithësi.
Gjatë diskutimit, pati edhe debat në mes Donika Kadaj-Bujupit, këshiltares së presidentes të Kosovës, Vjosa Osmanit dhe gazetarit, Dukagjin Gorani.
Gorani fillimisht foli për diskursin e Qeverisë që e përdor ‘termin’ kompetencë joekzekutive. Gorani tha se kompetenca është vetëm ekzekutive.
Më pas ai e pyeti këshiltaren e presidentes nëse ndonjë plan për integrimin e serbëve të Kosovës
“A keni ndonjë plan për integrimin e një pjesë të shoqërisë që nuk dëshiron me jetu me ne”, pyeti Gorani.
E Kadaj-Bujupi iu përgjigj duke thënë se serbët që duan të integrohen po kërcënohen në veri nga bandat kriminale.
”Unë i kam thirr dy familje që kanë vullnet me punu me u integru dhe në ditën që e kanë marrë thirrjen prej institucioneve për një takim më të thjesht, mbrëme iu kanë shku këta kriminlët e terroristët në shpi dhe iu kanë thënë ka më të kall kerri”, ka thënë ajo.
”Kjo shqoëri në veri problemin parësor e ka me ata që po vijnë nga Serbia dhe po i mbajnë peng”, ka vazhduar Kadaj-Bujupi.
Më pas asaj iu kundërpërgjigj me ironi Gorani, duke thënë se “problemi qenka i thjesht”.