Sadiku: Ndërkombëtarët nuk duan ta dënojnë Serbinë, e as ta humbin Vuçiqin

Aktuale

Sadiku: Ndërkombëtarët nuk duan ta dënojnë Serbinë, e as ta humbin Vuçiqin

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 23:17
Opinionisti Ermal Sadiku

Opinionisti Ermal Sadiku mendon se Bashkësia ndërkombëtare nuk ka interes ta dënojë Serbinë për rastin e sulmit terrorist në Banjskë, sepse nuk duan ta humbin Vuçiqin si partner negociues.

“Kur i sheh disa fakte konkrete, disa argumente të qarta, p.sh. momentin kur ishte samiti këtu, Vuçiqi ishte në takim në Kinë dhe bëri fotografi me Putinin. Nuk duhet të jesh shumë inteligjent për të parë që kjo është figurë që ai është duke e përdorur. Pra, është porosi e qartë që ai po pret që partnerët ndërkombëtarë ose ndërmjetësuesit ndërkombëtarë kanë për ta sulmuar, ose dënuar”.

“Edhe ata e dinë që ka qenë e përfshirë Serbia në sulm. Unë mendoj që ata nuk janë të interesuar që ta gjejnë lidhjen teknike mes sulmit terrorist dhe Serbisë, sepse partnerët ndërkombëtarë nuk duan ta humbin Vuçiqin si partner negociues, sepse kush vjen pas Vuçiqit është shumë më i komplikuar për ta sesa Vuçiqi”.

“Unë nuk mendoj që bashkësia ndërkombëtare është e interesuar ta dënojë Vuçiqin, e as nuk është e interesuar ta dënojë Serbinë. Sepse e humbin një bisedues në tryezë me të cilin janë mësuar dhe që ka ende një fuqi të madhe në Serbi”, deklaroi Sadiku në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat