Bajqinovci shpërthen ndaj Ramës: Është në vijë me Vuçiqin

Aktuale

Bajqinovci shpërthen ndaj Ramës: Është në vijë me Vuçiqin

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 23:35
Mefail Bajqinovci

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka komentuar edhe deklaratën e Edi Ramës sa i përket veriut.

Sipas tij, ajo deklaratë ishte shumë e papërgjegjëshme të cilën nuk kishte dashur ta dëgjojë.

“Deklarata e Edi Ramës ishte shumë e papërgjegjëshme të cilën nuk kisha dashur ta dëgjojë sepse Edi Rama në vijë me Aleksander Vuçiq, krejt lufta është duke u bërë për 18% e territorit të Kosovës nuk po bëhet as për Asociacion as për asgjë por për veriun”, tha ai.

Gjithashtu thotë se i vetmi kryeministri Edi Rama nga rajoni ka dal haptaz dhe ka thënë se veriu është tokë e askujt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat