Gazetari Besnik Tahiri, i ftuar në emisionin Rubikon në Klan Kosova, është shprehur se presidenti serb, Aleksandar Vuqiq, mundet me dhënë dorëheqje, por jo ta ekstradojë Milan Radoiçiqin të cilin thotë se e ka si partnerin më të rëndësishëm ekskluzivisht në këto 5 vitet e fundi.
I pyetur se a mundet fuqia e Radoiçiqit ta rrëzojë Vuçiqin, ai tha se “është e pamohueshme fuqia e tij politike dhe ekonomike”.
“Shteti i Serbisë i ka dhënë të gjitha veglat Milan Radoiçiqit dhe disa njerëzve të tij të tjerë që të bëhen super të pasur”.
“Kjo vila që i është konfiskuar në liqenin e Ujmanit nuk krahasohet me vilën e tij në të cilën ai jeton në Dedinje të Beogradit, që është lagjja më elitare e kryeqytetit të Serbisë”.