Hamiti: Kosova di dhe mundet më mirë, por jo me këtë Qeveri

Aktuale

Hamiti: Kosova di dhe mundet më mirë, por jo me këtë Qeveri

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 10:12
Muhamet Hamiti

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka thënë se votuesit e Qeverisë janë të pakënaqur me gjendjen në Kosovë.

Ai ka thënë se ata jo domosdo janë të pakënaqur me Qeverinë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kosova di dhe mundet më mirë, por jo me këtë Qeveri.

“Pse votuesit e Qeverisë janë të pakënaqur me gjendjen në Kosovë por jo domosdo të pakënaqur me Qeverinë? Sepse nuk presin gjë prej saj. Besojnë se s’di dhe s’mundet më mirë. Edhe Qeveria e Albin Kurtit është e kënaqur me këtë lloj votuesish. Kosova di dhe mundet më mirë. Por jo me këtë Qeveri”, ka shkruar Hamiti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat