Musliu-Shoshi: Kosova ka nevojë për një kryeministër serioz

Aktuale

Musliu-Shoshi: Kosova ka nevojë për një kryeministër serioz

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 17:13
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të tregojë se cili është qëllimi i vizitës së pesë emisarëve të dialogut, të cilët nesër do ta vizitojnë Kosovën.

Ajo ka thënë se kryeministri Kurti po bëhet joserioz duke mos u deklaruar qëllimet e kësaj vizite.

“Nuk e kemi asnjë informatë që unë sot me jep opinionit, se çka do të ndodh të shtunën. Duhet z. Kurtit të jetë i sinqertë me qytetarët e këtij vendi, duhet të tregojë se për çka qëndron, për çka vijnë, çka do ti kërkojnë”, ka thënë Musliu-Shoshi për RTK.

Ajo ka thënë se Kurti i ka ndërruar kauzat me të ardhur në pushtet.

“Në kemi nevojë për një kryeministër serioz, i cili i di obligimet e tij ndërkombëtare, e di për çka qëndron, i di kauzat e tij, që ia premtoj elektoratit të tij para se të marr karrigen e kryeministrit dhe jo të shndërrohet në një kryeministër tjetër me kauza komplet tjera në momentin që ia bëhet kryeministër”, ka thënë ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat