Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një postim të saj në Facebook shkruan se, të gjithë kriminelët që sulmuan policinë, Gjykata i ka liruar me dorëzani.
Ajo shkruan tutje se, edhe terroristët e 24 shtatorit mund t’i lirojnë me dorëzani.
Ajo bën thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës të mos lejoj keqpërdorimin e dorëzanisë.
Postimi i plotë:
Të gjithë kriminelët të cilët sulmuan policinë dhe cenuan rendin kushtetues, Gjykata i ka liruar me dorëzani!
Si ka nisur kështu, nuk është larg mendsh nëse edhe terroristët e sulmit terrorist të 24 shtatorit t’i lirojnë me dorëzani.
Kjo veq drejtësi nuk është! E papranueshme.
I bëj thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës, t’i trajtojë këto raste dhe të mos lejojë keqpërdorimin e dorëzanisë.