Zyra e Kryeministrit jep detaje nga takimi i Kurtit me pesëshen amerikano-evropiane
Nga: A.M.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, priti në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, z. Jens Plötner dhe z. Emmanuel Bonne, si dhe zëvendës këshilltarin diplomatik të Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, Alessandro Cattaneo.
"Kryeministri i falënderoi për vizitën e përbashkët. Ai theksoi që prioritet kryesor dhe çështje urgjente për Republikën e Kosovës është siguria e shtetit dhe e qytetarëve, e kufijve dhe e territorit. Pas sulmit terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit të kryer nga grupe paramilitare me sponsorim dhe pjesëmarrje të Serbisë, ndëshkimi është vendimtar për mospërsëritje.
Në takim u bisedua për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht zbatimin e Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit të tij (Ohër, 18 mars). Kryeministri theksoi që është i nevojshëm reflektimi cilësor dhe një qasje e re", thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrisë, transmeton "Bota sot".
Të pesë emisarët ofruan planin e tyre të ri për ecjen përpara, për çfarë Kryeministri shprehu falënderimet dhe vlerësimet e tij. Diskutimet duhet të vazhdojnë intensivisht.
Lajçak: Erdhëm me një plan dhe e diskutuam me Kurtin, do të flasim edhe me Vuçiqin
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka konfirmuar se në Kosovë kanë ardhur me një plan dhe se të njejtin e kanë diskutuar me kryeministrin Albin Kurti.
Lajcak ka thënë se ai plan do të diskutohet edhe në Serbi me Aleksander Vucicin, derisa ka thënë se s’mund të lëshohet më shumë në detaje.
Emisari sllovak ka thënë se dialogu s’ka alternativë dhe ka potencuar se sulmi në Banjskë ka ndryshuar shumë gjërat.
“Ne gjithmonë kemi plan, patëm një plan, e diskutuam planin tonë me z. Kurti. Do ta diskutojmë edhe me z. Vucic. Nuk do të lëshohëm më shumë në detaje. Dialogu s’ka alternativë. Sulmi i Banjskës ka ndryshuar shumë gjëra. Dhe isha shumë i qartë që autorët duhet të përballen me pasojat. Dialogu duhet të vazhdojë”, ka deklaruar Lajcak.
Paralajmëron Lajçak: Nëse s’ka dialog mes Kosovës e Serbisë, mund të ketë përsëritje të përshkallëzimit!
Përfundon takimi i “Pesëshes” në Prishtinë. Në fjalën e tij për mediat Miroslav Lajçak tha se pret bashkëpunimin e Serbisë po ashtu edhe Kosova të përmbushë detyrimet e dialogut.
Gjithashtu ai theksoi se nëse mes dy vendeve, Kosovë e Serbi nuk ka dialog mund të ketë përsëritje të përshkallëzimit
“Nëse nuk ka dialog mund të ketë përsëritje të përshkallëzimit dhe për këtë arsye ne jemi këtu, për dialog. Proceset janë në vazhdimësi. NATO është shumë e angazhuar. Dialogu sjell normalizim të marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.
Unë mbaj anën e BE-së dhe jemi fokusuar në substancë. Sa për sulmin nuk mund të ketë shmangie. Unë them që të hiqet çdo barrierë sa i përket lëvizjes së lirë”, tha ndër të tjera Lajçak.
Lajçak: Erdhëm me një plan dhe e diskutuam me Kurtin, do të flasim edhe me Vuçiqin
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka konfirmuar se në Kosovë kanë ardhur me një plan dhe se të njejtin e kanë diskutuar me kryeministrin Albin Kurti.
Lajcak ka thënë se ai plan do të diskutohet edhe në Serbi me Aleksander Vucicin, derisa ka thënë se s’mund të lëshohet më shumë në detaje.
Emisari sllovak ka thënë se dialogu s’ka alternativë dhe ka potencuar se sulmi në Banjskë ka ndryshuar shumë gjërat.
“Ne gjithmonë kemi plan, patëm një plan, e diskutuam planin tonë me z. Kurti. Do ta diskutojmë edhe me z. Vucic. Nuk do të lëshohëm më shumë në detaje. Dialogu s’ka alternativë. Sulmi i Banjskës ka ndryshuar shumë gjëra. Dhe isha shumë i qartë që autorët duhet të përballen me pasojat. Dialogu duhet të vazhdojë”, ka deklaruar Lajcak.
Kryhet takimi me Kurtin, Lajçak: Asociacioni të bëhet pa vonesa, pa atë Kosova s’ka progres drejt BE-së
Emisari europian, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin Kurit sot në Qeverinë e Kosovës, ka theksuar se Kosova duhet të nisë me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Kurti ka një përgjegjësi për të bërë progres në normalizimin e relacioneve nëse Kosova do të bëjë progres drejt BE-së. Tash ne duhet të theksojmë nevojën për të lëvizur në themelimin e Asociacionit pa ndonjë vonesë. Pa këtë, nuk do të ketë progres të Kosovës në rrugën europiane”, tha Lajçak.
“E vlerësojmë gatishmërinë e Kurtit për të vazhduar diskutimet tona shpejt. Do të vazhdojmë në Beograd ku do të takojmë presidentin Vuçiq”
Emisarët perëndimorë nisin takimin me Kurtin, duke hyrë në objekt shihet edhe Hovenier
Pesë diplomatët perëndimorë, Mirosllav Lajçak, Gabriel Escobar, Emanuel Bonne, Jens Plotner dhe Franceso Talo, kanë arritur te objekti i Qeverisë së Kosovës, ku do të takohen me kryeministrin Albin Kurti. Pas tyre, duke hyrë në objektin e qeverisë është parë edhe Ambasadori i ShBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Takimi mes tyre ishte paraparë të fillonte në orën 10:00. Sipas informacioneve që ka siguruar media ata do të sjellin draft statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të përgatitur nga ekipet e tyre. Ky draft-statut i Asociacionit mbështetet edhe në Pakon e Ahtisaarit që është edhe baza e Kushtetutës së Kosovës.
Që prej prezantimit të planit franko-gjerman, Perëndimi ka insituar që pala kosovare të dalë me një draft-statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe që shihet si pjesa kyçe e marrëveshjes. Nga pala kosovare nuk ka pasur ndonjë lëvizje.
Ideja që ndërmjetësi të sjellë në negociata draft-statutin është diskutuar nga shefi i diplomacisë së BE’së, Josep Borrell, në akademinë verore “Quo vadis Europa?”, në Santander të Spanjës nga data 21 deri më 25 gusht. Por, zhvillimet në Veri, ose më saktë sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë, ka shtyrë gjithcka.
Nis takimi i Kurtit me pesëshen e diplomatëve perëndimorë
Ka nisur të mbahet takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar si dhe këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës, Italisë.
Mediamerr vesh se emisarët për dialogun Kosovë-Serbi pritet të sjellin edhe draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të përgatitur prej tyre.
“Bazë e këtij drafti është edhe Pakoja e Ahtisaarit”, tha ky burim.
Siç shkruan media kjo përputhet me një bisedë që përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka pasur gjatë shtatorit me disa ministra të punëve të jashtme (përfshirë te Shqipërisë dhe Maqedonisë) në Santander të Spanjës.
E Kurti të premten ka deklaruar se nuk mund të ketë normalizim të raporteve me Serbinë, pa pasur siguri në Kosovë.
Këto komente ai i ka bërë gjatë një ngjarjeje në Shtime, pasi është pyetur se çfarë pritet të kërkohet nga Kosova gjatë vizitës së pesë përfaqësuesve ndërkombëtarë.