Një serb ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë është sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur.
Rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Kral Petri”, në Mitrovicën Veriore, ku i njëjti ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, nuk raportohet për të arrestuar, rasti në procedurë hetimore.
Po në rrugën e njëjtë, dje pasdite një femër serbe ka dorëzuar tre sprej, të cilat dyshohet se ankuesja kishte arritur t’ia marrë të dyshuarit mashkull, i cili kishte tentuar ta sulmojë ankuesen.
Lidhur me rastin ankuesja dhe i dyshuari, pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.