Pesëshja te Kurti s’shkon në përbërjen e vjetër, italianët çojnë zëvendësim

Aktuale

Pesëshja te Kurti s’shkon në përbërjen e vjetër, italianët çojnë zëvendësim

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 11:17
Emisaret

Kryeministri Albin Kurti aktualisht është duke zhvilluar një takim me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, Zëvendësndihmës Sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e liderëve shtetërorë të Gjermanisë, Francës e Italisë.

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka dërguar në Kosovë këshilltarin e tij, Jens Plotner, presidenti francez Emmanuel Macron ka dërguar këshilltarin Emmanuel Bonne, ndërsa kryeministrja italiane Giorgia Meloni nuk ka dërguar si zakonshëm këshilltarin e saj Francesco Talò, por ai është zëvendësuar.

Takimi në Kryeministri filloi rreth orës 10:20.

Image
Pesëshja që erdhi sot: Nisur prej djathtas: I dërguari i Italisë, Gabriel Escobar, Miroslav Lajçak, Jens Plotnner dhe Emmanuel Bonne.

Sipas informacioneve që ka siguruar media, pesëshja do të sjellë draft statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të përgatitur nga ekipet e tyre. Ky draft-statut i Asociacionit mbështetet edhe në Pakon e Ahtisaarit që është edhe baza e Kushtetutës së Kosovës.

Ideja që ndërmjetësi të sjellë në negociata draft-statutin është diskutuar nga shefi i diplomacisë së BE’së, Josep Borrell, në akademinë verore “Quo vadis Europa?”, në Santander të Spanjës nga data 21 deri më 25 gusht. Por, zhvillimet në Veri, ose më saktë sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë, ka shtyrë gjithçka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat