Siç u raportua pak më parë, në komunën e Deçanit ka ngjarë një ndodhi e çuditshme.
Dhjetëra burrat janë mbledhur dhe kanë formuar një këshill inicues, i cili do të formojë një lëvizje për braktisjen vullnetare të fesë islame.
Tashmë është publikuar edhe videoja nga kjo ngjarje.
“Përfunduam me fenë islame, nuk jemi më në këtë drejtim” – thotë njëri nga të pranishmit, teksa të pranishmit duartrokasin pas kësaj kumtese.
Ndërsa një tjetër e sqaron edhe më qartë krejt objektivin e nismës.
“Ne e kemi fillu këtë iniciativë që të shkëputemi nga islami” – thotë një tjetër.
Ndërsa një tjetër thotë se është jo vetëm kundër islamit, por edhe kundër krishterimit.