Ministri Aliu shkon në Hagë, nuk tregon cilët nga krerët e UÇK-së i takoi

Aktuale

Ministri Aliu shkon në Hagë, nuk tregon cilët nga krerët e UÇK-së i takoi

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 14:24
Liburn Aliu

Ministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit, Liburn Aliu, ka shkuar në Hagë për të vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po kalojnë një proces gjyqësor atje.

Vizitën Aliu e bëri me disa nga të afërmit e tij, të cilët dhe njoftuan për këtë takim.

“Të bindur se lufta çlirimtare e Kosovës është e pastër dhe Gjykata Speciale është kundër lirisë së Kosovës”, ka shkruar Ene Aliu teksa shkrimit ia bashkangjiti edhe një foto.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat