Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shkruar në lidhje me mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës, pasi Partia Demokratike e Kosovës e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po refuzojnë t’i votojnë ato.
Sipas Rohdes, mundësia e përfitimit nga këto marrëveshje është e madhe.
Ai ka përmendur miliona euro, të cilat sipas tij janë në pyetje, nëse miratohen këto marrëveshje.
Ai pastaj ka shtuar në shkrimin e tij në rrjetin social “X” se ky shkrimi nuk vlen edhe për LDK-në.
“Oops. Më saktë se sa më lejoi X me kufirin e fjalëve: LDK nuk është pjesë e sjelljeve penguese të opozitës që përmenda!” – ka shkruar ai.
Oops 🙈
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 23, 2023
To be more precise than X allowed me with the character limit: LDK is not part of the opposition's obstructive behaviour I mentioned! https://t.co/jE0679KGvW
Ndërkohë Rohde kishte shkruar më parë:
“Të shqetësuar për mosmiratimin e vazhdueshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend që mund të sjellin miliona përfitime për qytetarët e Kosovës. Vetëm nga marrëveshjet dypalëshe, janë në rrezik projekte të mëdha energjetike dhe bujqësore Gjermani-Kosovë. Duhet një qasje konstruktive nga të gjithë aktorët, opozita duhet t’i japë fund bllokadës”