Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha metoda e sulmit të 24 shtatorit ndaj Kosovës, ka qenë terroriste.
“Metoda e sulmeve ka qenë terroriste dhe agresion ndaj rendit kushtetues të Kosovës. Kemi parë persona të armatosur rëndë.
Si është e mundur mbi 30 të armatosur deri në dhëmbë të largohen pa asnjë therrë në këmbë, janë shumë pyetje që duhet të japin përgjigje”, tha ajo.
Sipas saj, PDK-ja është opozitë e qeverisë, por jo opozitë e shtetit.