Analisti Artan Behrami ka thënë në Pressing se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk i frikësohet opozitës aktuale parlamentare.
Sipas tij, opozita ka rënë në narracionin e ndërtuar nga Kurti.
Specifikisht, ai thotë se Kurti e shtron një pyetje dhe opozita vrapon t’i përgjigjet atij.
Në këtë mënyrë, Behrami thotë se opozita gabon kur shikon matjet publike sesi të sillet ndaj Kurtit.
”Kurti nuk i frikësohet kësaj opozite sepsë këta kanë ra pre e narracionit të tij. Pra ai e shtron vetmë një pyetje dhe opozita vrapon me u përgjigj, a jeni me Kosovën apo me Serbinë. A jeni me mua apo me Vuçiqin. Opozita po bën gabim që gjithë ditën po merret me barometrat e opinionit publik, a është mirë t’i kundërvihemi apo mos t’i kundërvihemi”, ka thënë Behrami.