Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në festimin e Ditës Nacionale të Hungarisë.
Haradinaj ka falënderuar ambasadorin dhe popullin hungarez për mbështetjen e dhënë për Kosovën.
“Në festimin e Ditës Nacionale të Hungarisë, i ftuar nga Ambasadori z. Béla Boszik, kisha nderin që në këtë moment të rëndësishëm për shtetin tonë mik, të shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për mbështetjen e madhe dhënë vendit tonë në rrugën shtetndërtuese dhe integruese.
Gjithë popullit hungarez, urime Dita Nacionale!”, është shprehur Haradinaj.