Analisti Dardan Gashi ka thënë se kur është bërë Pako e Ahtisarit, nuk është menduar kjo [Asociacioni].
Sipas tij me Pakon e Ahtisarit nuk është paraparë një “solucion menaxhues”.
Pako e Ahtisarit ka krejt një natyrë tjetër dhe disa nga komunat [me shumicë serbe] sipas Gashit i kanë kompetencat “e kanë aspektin policor, i kanë edhe do aspekte të tjera si në arsim, shëndetësi… edhe financimin prej Serbisë, madje ai ka qenë i rregulluem për me hy përmes sistemit tonë financues por nuk ka hy, pra kjo është toleru”, ka thënë Gashi.
Ai ka akuzuar qeverinë dhe shumicën për manipulim të opinionit “thirret si vendim kundër marrëveshjeve 2013 dhe 2015 [për AKS], nuk është e vërtetë dhe s’ka qenë kurrë e vërtetë edhe kemi thënë 100 herë por nuk po donë me marrë vesh.
Deklarata e Kurtit për Klanin e Novi Sadit, sipas Gashit është lufta e brendshëm politike.
“As si nimon Kosovës sen, as nuk sqaron kurrgjë… nuk ka lidhje me informim të dikujt”.
Më tej analisti Dardan Gashi ka thënë se Kosova nga ngjarja e 24 shtatorit nuk ka përfituar “asnjë sen” por “presioni është rritur edhe më tej”.