Delegacioni i Asociacionit të Komunave të Kosovës po merr pjesë në Kongresin e Këshillit të Evropës.
Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thuhet se në punimet e sesionit vjeshtor të Kongresit do të bëhet edhe zgjedhja e Kryetarit të Kongresit, Kryetarit të Dhomës së Pushtetit Lokal dhe ai i Dhomës së Rajoneve në kuadër të Këshillit të Evropës.
“Në kuadër të sesioneve të caktuara të punimeve të Kongresit poashtu do të paraqiten raportet e monitorimit të zgjedhjeve në disa shtete evropiane”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
DELEGACIONI I PUSHTETIT LOKAL TË KOSOVËS PO MERR PJESË NË KONGRESIN E KËSHILLIT TË EVROPËS
Delegacioni i Asociacionit të Komunave të Kosovës në përbërje Kryetari z. Agim Aliu, Nënkryetari i AKK-së z.Imri Ahmeti dhe Drejtori Ekzekutiv z.Sazan Ibrahimi po merr pjesë në punimet e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.
Në punimet e sesionit vjeshtor të Kongresit do të bëhet edhe zgjedhja e Kryetarit të Kongresit, Kryetarit të Dhomës së Pushtetit Lokal dhe ai i Dhomës së Rajoneve në kuadër të Këshillit të Evropës.
Poashtu delegacioni nga Asociacioni i Komunave të Kosovës po merr pjesë së sesionet lidhur me temat si Karta Evropiane Urbane (III), Roli i rajoneve në tranzicionin energjetik, Mediat lokale dhe rajonale si vëzhgues të demokracisë, Angazhimi i të rinjve si forca lëvizëse për ndryshim dhe Dhuna ndaj të zgjedhurve lokalë dhe rajonalë.
Në kuadër të sesioneve të caktuara të punimeve të Kongresit poashtu do të paraqiten raportet e monitorimit të zgjedhjeve në disa shtete evropiane.
Vlen të ceket se delegacioni i Asociacionit të Komunave të Kosovës përfaqëson pushtetin lokal të Kosovës në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.