Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka reaguar pas vendimit të fundit ku Rozeta Hajdari u dënua me 200 euro gjobë nga Gjykata për fëmijën që shkeli në rrugë.
Mustafa ka ironizuar me këtë vendim duke thënë se: “Shumari n’mal me t’nxan me dru’ të dënon ma shumë”.
Mustafa tutje ka thënë se dorëheqja e ministres nuk mjafton.
Reagimi i plotë:
Shumari n’mal me t’nxan me dru’ të dënon ma shumë! Ministrja e shkelë me veturë një vajzë 9 vjeçare, dënohet 200 euro. Kaq ka vlerë për ta një fëmi, 200 euro.
E këta të flasin për kapje të shtetit e të gjykatësve. Këta të flasin për korrupsion. Vet janë të korruptuar edhe shpirtërisht! Plagosin fëmijë, e gjykatësit e kapur i dënojnë 200 euro!
Dorëheqja e kësaj ministreje nuk mjafton! Jeni mbuluar kokë e këmbë në turp! Të paftyrë!