Djalit të kryesuesit komunal të Prishtinës, Pëllumb Bajqinovcit. Rr.B i është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Vendimin gjykata e ka marrë të martën e 17 tetorit. Si rrjedhojë, gjykata ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit.
Rr.B dyshohet se me mjet të ftohet me 10 tetor ka lënduar fizikisht të miturin 15 vjeçar E.A, duke i shkaktuar lëndimet poshtë syrit.
“Caktohet masa e sigurisë – arrest shtëpiak ashtu që sipas këtij aktvendimi do të i zgjasë 10.10.2023 deri më 08.11.2023, në ora 18:15, e cila llogaritet data kur i njëjti është privuar nga liria”, thuhet në vendimin që Insajderi ka siguruar.
Ai dyshohet për dy vepra penale: “lëndim i lehtë trupor” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.
Në rast se i mitur nuk e respekton arrestin shtëpiak gjykata do t’i caktojë masën e paraburgimit.
Media me 16 tetor ka raportuar për rastin. Detaje kishte dhënë xhaxhai i viktimës, Besart Abazi ku tregoi se si nipit të tij i ishte qepur pjesa poshtë syri me katër penjë, pas sulmit që i kishte bërë djali i Bajqinovcit.
Në anën tjetër kryekuvendari në telefonat me Insajderin kishte mohuar veprimet e djalit të tij duke thënë se “nuk është ther askush”, teksa mbyll telefonin.