Sot, janë bërë një muaj nga sulmi terrorist në Bajnskë të Zvecanit.
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka folur edhe për atë se a duhet të sanksionohet Serbia pas sulmit që ndodhi në Banjskë të Zveçanit.
Ajo fajëson Kurtin që nuk po i bënë presion BE-së për sanksionim të Serbisë.
“Përveç deklaratave, ndoshta kryeministri Kurti nuk po merr hapa të sigurt që t’i bëjë në një farë forme edhe presion BE-së, që ata të sanksionojnë Serbinë”, u shpreh ai.
Ajo thotë që për çdo gjë, Qeveria duhet të bashkëpunojë me SHBA-të.
“Ne shpresojmë shumë që Serbia të marr sanksione nga BE-ja, mirëpo ajo çka është me rëndësi është qe ne e kemi rol kyç dialogun që ne të pavarësohemi dikur dhe çka është më e rëndësishme ne si shtet duhet të bashkëpunojmë me SHBA-të, dhe gjithashtu ne shohim që ne nuk kemi asnjë informacion nga kryeministri Kurti se çka ka ndodh, çka po vendos, apo a ka marrë ndonjë vendim”, u shpreh ajo.