Presidentja Osmani me helikopterin e Ushtrisë Amerikane lëviz drejt kampit ushtarak, Camp Dodge

Aktuale

Presidentja Osmani me helikopterin e Ushtrisë Amerikane lëviz drejt kampit ushtarak, Camp Dodge

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 20:41
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën e parë të vizitës së saj në shtetin amerikan, Iowa, ka vizituar kampin Dodge.

Osmani ka shkruar në platformën “X”, se Garda Kombëtare e Iowas ka luajtur rol kyç në forcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovë.

Ajo ka thënë se është aty për të forcuar lidhjet e pathyeshme më ShBA-në.

“Në Camp Dodge, ne fillojmë vizitën tonë zyrtare në Iowa. Garda Kombëtare e Iowas ka luajtur një rol kyç gjatë viteve në forcimin e kapaciteteve dhe aftësive të Forcës sonë të Sigurisë. Ne jemi këtu për të zgjeruar partneritetin tonë simotër shtetëror dhe për të forcuar më tej lidhjet tona të pathyeshme me SHBA”, ka shkruar Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat