Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se nuk e ka dekretuar Blerim Isufajn në postin e Kryeprokurorit të Shtetit.
Ajo renditi disa shkelje ligjore, që tha se janë gjetur në procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit, prandaj ajo ka marrë vendim që të mos e dekretojë atë.
Lidhur me këtë vendim të presidentes Osmani ka folur deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.
Ajo thotë se vendimi për mosdekretim nuk është i duhur, e për këtë janë duke e diskutuar për ta dërguar në Kushtetuese.
“Me rëndësi është që Presidentja nuk duhet t’i dalë kundër përderisa i kanë shfrytëzuar të gjitha proceset në mënyrë të rregullt, nuk mendoj që është gjë e duhur, mirëpo ajo çka është e rëndësishme është që partitë opozitare po e diskutojnë që ta qojnë në Gjykatë Kushtetuese dhe të dihet se a ka pasë të drejtë Presidentja të mos e dekretojë”, deklaroi ajo.