Një muaj nga sulmi terrorist në Banjskë, a ekziston rreziku të përsëritet prapë skenari i tillë?

Aktuale

Një muaj nga sulmi terrorist në Banjskë, a ekziston rreziku të përsëritet prapë skenari i tillë?

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 20:51
Pamje nga Banjska

Ishte ditë e diele. Në orët e para të 24 shtatorit rreth orës 02:43 minuta, vendi u trondit nga një sulm i një grupi terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, kurse zyrtari policor Alban Rashiti u plagos dhe një tjetër u lëndua.

Ekspertët e sigurisë thonë se një sulm i tillë ka gjasa të përsëritet prapë.

I këtij mendimi është Drizan Shala.

“Potenciali mbetet i lartë që 24 shtatori 2023 të na paraqitet por jo në këtë periudhë aktuale, por në një kohe dhe momentum tjeter me i përshtateshm që mund ta konsideron Serbia”, u shpreh ai.

Shala siguroi për një gjë.

“Në rast se nuk do kemi zgjedhje opcionale atëherë gjërat nga faktoret e brendshëm që determinojnë procesin mund të nxisin reagim ku pastaj do kemi kundërreaksion nga autoriteti vendor”, theksoi Shala.

Edhe pse kanë kaluar një muaj nga sulmi i Banjskës, akoma s`janë vendosur sanksione ndaj Serbisë.

Politologu Arbnor Sadiku thotë se Kosova duhet ta bind BE-në në këtë drejtim.

“Duhet kemi hapa me të koordinuar nga diplomacia kosovare me kreret Unionit Evropian dhe SHBA-së, që të bindim bashksinë ndërkombëtare për ndërrmarrjen e masave ndaj BE-së, pra, Kosova perveq prishjes se raporteve bilaterale meshtetet e saja mike, nuk ka raporte pozitive as me SHBA-në dhe BEnë”, u shpreh Sadiku.

“Kjo ka ndikuar që mos te mirret parasysh faktet e paraqitura nga Republika e Kosovës për sulmin e banjskes nga terroristet serb, me mbeshtejen e Serbisë dhe Rusisë”, theksoi tutje ai.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian në Ballkan, Mirosllav Lajçak dhe komisioneri i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell e dënuan sulmin. Të dy deklaruan se autorët duhet të përballen me pasoja ligjore.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dënoi ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë “të përmbahen nga çdo veprim apo retorikë që mund të nxisë më tej tensionet”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat