Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka folur edhe për deklaratën e presidentit francez Emanuel Macron për çështjen e liberalizimit të vizave.
Ajo kërkon që deklarata e tij duhet të merret seriozisht nga Qeveria, pasi që sipas saj mund të ndryshojë në çdo moment.
“Kryeministri Kurti duhet me e marr më serioz deklaratën e Macronit.
Kjo sepse mesazhet politike të cilat jepen, sepse unë mendoj që ai ka qenë mesazh politik, dhe duhet ta marrë pak më seriozisht këtë qasje, sepse asnjëherë nuk i dihet, përderisa ne ende nuk i kemi liberalizimin e vizave në çdo moment mund të ndryshojë ky mendim”, tha ajo.