Një minator po dërgohet me ndihmë të shpejtë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, pasi të njëjtit i është keqësuar gjendja gjatë grevës të cilën ata po e mbajnë.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, i cili tha se edhe një numër i madh i minatorëve tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
“Për momentin një minator është duke u dërguar me ndihmë të shpejtë në spitalin e Mitrovicës dhe gjendja e tij është përkeqësuar, e kanë qitë me lese jashtë. Ka numër të konsiderueshëm të minatorëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha ai.
Kujtojmë se minatorët e Minierës me Flotacion janë futur sot në grevë ku kërkojnë realizimin e pagës mujore, shkarkimin e kryeshefit dhe sigurime shëndetësore e kushte të punës.