Ideja për ringjalljen e dialogut, Limaj: Kur s’ke letër tënden, do të punosh në letrën e atij që e sjellë

Aktuale

Ideja për ringjalljen e dialogut, Limaj: Kur s’ke letër tënden, do të punosh në letrën e atij që e sjellë

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 22:49
Fatmir Limaj

“Nëse dikush të sjellë një propozim dhe si s’ke letër tënden, gjithmonë do të punosh në letrën e atij që ta ka sjellë”, deklaroi kështu, Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Limaj u shpreh kështu gjatë diskutimit për planin e pesëshes diplomatike për ringjalljen e dialogut Kosovë-Serbi.

“Nga përvoja ime, nëse dikush ta sjellë një letër me një propozim dhe ti s’ke letër tënden, gjithmonë do të punosh në letrën e atij që ta ka sjellë. Kjo është si punë e kontratës. Në raport me çështjen e dialogut, bëhet diferenca e lidershipit, janë këto situata që dallojnë. Nga një politikë që duhet ta bëjnë burrështetasit, me këtë politikë të Qeverisë në raport edhe me dialogun, e që tani po na vijnë pasojat, këtë politikë e bëjnë hipokritët dhe qyqarët. Kur je “qyqan” dhe e di mirë se si është puna, por përsëri ik, gënjen e shpif. Nga gabimet radhazi të Qeverisë, e deri këtu ku po flasim, karakterizohet një politikë “qyqarllake, hipokrike”, deklaroi Limaj.

Në një takim të diplomacisë ndërkombëtare, emisarët nga Evropa dhe Amerika kanë prezantuar një plan të ri për të ringjallur dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Vizita e pesëshes në Kosovë kishte për qëllim të zbutë tensionet dhe për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme pas sulmit terrorist në veri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat