Bastisje të reja në veri, lidhen me rastin e para një muaji në Banjskë

Aktuale

Bastisje të reja në veri, lidhen me rastin e para një muaji në Banjskë

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 09:51
Sulmi terrorist ne veri

Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës, kanë nisur një aksion në veri të vendit, në kuadër të hetimeve që lidhen me rastin e Banjskës.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, aksioni po zhvillohet në të katër komunat.

“Policia e Kosovës, është duke zhvilluar një akcion në disa lokacione në katër komunat veriore”, tha Elshani.

Tashmë në disa aksione Policia ka kapur arsenal armësh në veri, që nga sulmi terrorist në Banjskë më 24 shtator.

Më 24 shtator, një grup i armatosur serbësh vrau policin Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit. Në aksionin pasues të Policisë, u vranë tre sulmues, ndërsa pjesa më e madhe e grupit arriti të ikte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat