Pas operacionit policor ku u sekuestruan 182 kilogramë marihunë, ka reaguar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sveçla ka shkruar se mbeten të përkushtuar dhe të pakompromis në luftën ndaj çdo ilegaliteti që cënon jetën e qytetarëve dhe sigurinë e vendit.
“Edhe një sukses i Policisë së Kosovës mbrëmë, që rezultoi me sekuestrimin e 182 kilogramëve marihuanë në vlerë prej 400 mijë eurosh, që po transportohej nga Serbia për Kosovë. Mbesim të përkushtuar dhe të pakompromis në luftën ndaj çdo ilegaliteti që cënon jetën e qytetarëve tanë dhe sigurinë e vendit tonë” shkruan Sveçla.
Reagimi i plotë:
Edhe një sukses i Policisë së Kosovës mbrëmë, që rezultoi me sekuestrimin e 182 kilogramëve marihuanë në vlerë prej 400 mijë eurosh, që po transportohej nga Serbia për Kosovë.
Mbesim të përkushtuar dhe të pakompromis në luftën ndaj çdo ilegaliteti që cënon jetën e qytetarëve tanë dhe sigurinë e vendit tonë.