Haziri qeverisjes së VV-së në Gjilan: Ku kanë prek e kanë bë lloç

Aktuale

Haziri qeverisjes së VV-së në Gjilan: Ku kanë prek e kanë bë lloç

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 19:40
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe njëherit ish-kryetarë i Komunë së Gjilanit, Lutfi Haziri ka kritikuar qeverisjen e Vetëvendosjes në këtë komunë.

Haziri në Facebook tha se “udhëheqja aktuale është menduar se e ka shndërruar Komunën e Gjilanit në odë, por në vërtetë na ka dalë çerdhe fëmijësh”.

Sipas Hazirit pakënaqësia e qytetarëve ndaj udhëheqjes së VV-së në këtë komunë është jashtëzakonisht e madhe.

“Po bëhen dy vjet prej kur VV po e administron Gjilanin, nuk po e qeveris. Udhëheqja e Gjilanit e ka shndërruar Komunën në çerdhe fëmijësh. Sipas matjeve të fundit, pakënaqësia e gjilanasve ndaj Komunës është jashtëzakonisht e madhe”, tha ai.

Derisa sipas Hazirit, VV-ja në Gjilan “ku kanë prek vetë, e kanë bë lloç”.

“Projektet e vërteta të çerdheve ne i kemi lënë të gatshme. Pritni tash kur të dalin në inaugurim e të flasin për to. Projektet tjera zhvillimore kanë mbetur aty ku i kemi lënë para dy vitesh. Ku kanë prek vetë, e kanë bë lloç.Paaftësi, mungesë vizioni e bllokim të projekteve. Dështim monumental. Dy vite të humbura e fatkeqësisht duket se do të jetë mandat i humbur. Gjilani meriton më shumë dhe më mire”, tha tutje Haziri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat