MAPL: Krejtësisht të pavërteta akuzat e Listës Serbe, s’ka gërmime në varrezat ortodokse në veri

Aktuale

MAPL: Krejtësisht të pavërteta akuzat e Listës Serbe, s’ka gërmime në varrezat ortodokse në veri

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 20:51
Elbert Kransiqi

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka reaguar ndaj deklarimeve të Listës Serbe, se qeveria ka urdhëruar gërmime në varrezat ortodokse në veri të veri të Mitrovicës.

MAPL i ka quajtur krejtësisht të pavërteta këto pretendime.

“Duam të njoftojmë opinionin publik se nuk ka asnjë vendim as nga Qeveria e Republikës së Kosovës e as nga komuna për ndonjë punim të tillë”, thuhet në reagim.

Kjo ministri sqaron se në kuadër të skemës për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive për komunitetet jo shumicë në Komuna, pas vlerësimit nga komisioni profesional ka përzgjedhur të financoj ndërtimin e shtëpisë për pronarin R.C.

“MAPL, subvencionon vetëm ndërtimin e shtëpisë në sipërfaqe prej 62m2. Përfituesi është i obliguar që të kontraktoj operatorin ekonomik për ndërtimin e shtëpisë dhe përmes subvencionit e kryen pagesën në mënyrë direkte. Në lidhje me hapjen e rrugës dhe dëmtimin e varrezave ortodokse nuk mban asnjë përgjegjësi pasi që ky program financon vetëm ndërtimin e shtëpisë dhe jo infrastrukturën rrugore”, thuhet tutje nga MAPL.

Investimet e Qeverisë së Kosovës do të jenë gjithnjë në shërbim të qytetarëve pa cenuar asnjë të drejtë të asnjë komuniteti apo individi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat