Rrustemi: Serbia në këtë fazë duhet ta njohë de facto Kosovën

Aktuale

Rrustemi: Serbia në këtë fazë duhet ta njohë de facto Kosovën

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 23:29
Adnan Rrustemi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, thotë se Serbia në këtë fazë duhet ta njohë de facto shtetin e Kosovës.

Madje sipas tij, nuk është hap i duhur në qoftë se Kosova fokusohet vetëm tek një çështje.

“Serbia duhet ta njohë de facto në këtë fazë shtetin e Kosovës, ta respektojë integritetin territorial, t’i pushojë pretendimet territoriale ndaj shtetit të Kosovës. Për aq kohë sa Serbia nuk heq dorë nga Kosova, nuk e kemi ndërmend t’ia japim armikut një armë më shumë për ta luftuar shtetin e Kosovës. Kosova nuk duhet ta fokusojë energjinë e as diskutimin vetëm te një çështje”, deklaroi Rrustemi.

Rrustemi u shpreh kështu gjatë diskutimit për planin e pesëshes diplomatike për ringjalljen e dialogut Kosovë-Serbi.

Në një takim të diplomacisë ndërkombëtare, emisarët nga Evropa dhe Amerika kanë prezantuar një plan të ri për të ringjallur dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Vizita e pesëshes në Kosovë kishte për qëllim të zbutë tensionet dhe për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme pas sulmit terrorist në veri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat