Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Bruksel ku në orët e pasdites u takuan me udhëheqësit e vendeve kryesore të Bashkimit Evropian.
Pjesë e takimit në Bruksel ishin presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Sholz, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe si dhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.
E për këtë ka reaguar analisti Rron Gjinovci përmes një postimi në Facebook.
Ai publikoi dy foto të ndryshme, ku njëra ishte nga takimi i sotëm i Kurtit me udhëheqësit e vendeve kryesore të BE-së, kurse në tjetrën ishin Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Behgjet Pacolli e Fatmir Limaj me Federica Mogerinin.
“Ktynejher Mogerini veç vet i mashtrojke, e tash? Po shihet kah jon pesë e kah osht veç njo”, ishte mbishkrimi i Gjinovcit për fotografinë, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Ktynejher Mogerini veç vet i mashtrojke, e tash? Po shihet kah jon pesë e kah osht veç njo