Profesori universitar dhe analisti politik Enver Bytyçi, e ka komentuar fotografinë ku shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ndërmjetësuesit e BE-së, në Bruksel.
Profesori thotë se, Kurti po i vihet i vetëm përballë më të fuqishmëve të Evropës, ndërsa shton se, në samitin e vitit 2018, në Alpbaxh të Austrisë, Hashim Thaçi i zotohej presidentit serb për ndarje të Kosovës.
Bytyçi shkruan se, Kurti është e kundërta e Thaçit, Ramës, Grenelit dhe miqve të tyre, duke e përshëndetur fuqishëm “bravo".
Postimi i plotë:
Kujt ia merrte mendja se një kryeministër i Kosovës do vihej i vetëm përballë më të fuqishmëve të Europës!
Mos ngatërroni samitin e gushtit 2018 në Alpbach të Austri, ku Hashim Thaçi i zotohej Aleksandër Vuçiqit për ndarjen e Kosovës!
Ky është Albin Kurti, e kundërta e Hashimit, Ramës, Grenellit dhe miqve të tyre! Dhe meriton një përshëndetje të fuqishme! Një Bravo!