Satira e Elvis Hoxhës, e përgëzon Ramën që kërkoi para Rusisë që veriu të kontrollohet nga KFOR-i

Aktuale

Satira e Elvis Hoxhës, e përgëzon Ramën që kërkoi para Rusisë që veriu të kontrollohet nga KFOR-i

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 20:49
Elvis Hoxha

Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status në të cilin ka ironizuar me Edi Ramën, kryeministër i Shqipërisë.

Në fakt, ai ka ironizuar me “përgëzimin” që Rama i bëri kryeministrit kosovar Albin Kurti në lidhje me pranimin e planit të ri evropian.

Hoxha ka shkruar se e përgëzon Ramën që kërkoi “më herët se Rusia” që veriu i Kosovës duhet të kontrollohet nga KFOR-i.

“Përgëzoj kryeministrin Rama që ka deklaruar më herët se Rusia në Këshillin e Sigurimit të OKB-se se veriu i Kosovës duhet të kontrollohet nga KFOR-i.” – shkroi Hoxha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat