Profesori dhe juristi Blerim Burjani, shprehet se dialogu Kosovë-Serbi nuk ka kuptim pa njohje reciproke.
Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se, Kosova nuk duhet të pranojë themelimin e një gjysmë Republike serbe në Kosovë.
Ai shton se nëse Vuçiqi nuk e pranon anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe nuk e njeh Kosovën si shtet, është gabim i madh të pranojë asociacionin.
Postimi i plotë:
Dialogu nuk ka kuptim më pa njohje reciproke
Kosova nuk duhet të pranojë themelimin e një gjysmë Republike Serbe në Kosovë, nëse Vuçiqi nuk e pranon anëtarësimin e Kosovës në OKB, dhe nuk e njeh Kosovën shtet, është gabimi më i madh që mund një qeveri ta bëjë, pra Serbia nuk po heq dorë as nga Kosova për ta pushtuar e as agjë tjetër. Mendoj se më nuk duhet të merremi me asociacionin, përderisa nuk ka diçka serbioze për normalizimin e realicioneve.