Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë të enjten e Serbia ka refuzuar edhe një herë normalizimin e marrëdhënieve me Kosovës.
Përmes një reagimi në platformën X, ajo ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta sanksionojë Serbinë për agresionin terrorist më 24 shtator. Ka shtuar se çdo vonesë do të shërbejë për përshkallëzim.
”Serbia ka refuzuar edhe një herë përpjekjen për normalizimin e marrëdhënieve me Republikën e Kosovës. I bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që të sanksionojë Serbinë për aktin e agresionit kundër Kosovës më 24 shtator 2023. Çdo vonesë do të shërbejë vetëm për të nxitur përshkallëzimin e mëtejshëm”, ka shkruar Gërvalla.
Serbia once again rejected an attempt to normalize relations with the Republic of Kosova.
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) October 26, 2023
We urge the European Union to sanction Serbia for the act of aggression against Kosova on September 24th 2023.
Any delay will only serve to fuel further escalation. https://t.co/VBXppa9JDL
Të enjten, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takime me funksionarë të lartë evropian ka është diskutuar për Marrëveshjen Bazë Kosovë – Serbi.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka refuzuar që të nënshkruajë.