Deklarohet Kurti: Pavarësisht ofertës sime, Serbia refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen dhe draftin e 21 tetorit

Aktuale

Deklarohet Kurti: Pavarësisht ofertës sime, Serbia refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen dhe draftin e 21 tetorit

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 21:56
Albin Kurti sot gjatë takimit me ndërmjetësuesit e BE-së, në Bruksel.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se “pavarësisht ofertës sime, Serbia refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen dhe draftin e 21 tetorit”.

Qëndrimin e tij që më herët e bëri të ditur edhe Zyra e Kryeministrit, Kurti e bëri të qartë edhe në Twitter.

”Pavarësisht ofertës sime, Serbia refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen dhe draftin e 21 tetorit. Përkundrazi, ajo kërkoi një letër anësore që do të anulonte 3 parime të marrëveshjes dhe propozimin e 21 tetorit. Pranimi do të thotë nënshkrim, dhe nënshkrimi garanton pranimin dhe zbatimin”, tha Kurti në Twitter.

Kurti tutje ka treguar se sot e ka takuar Presidentin Macron, Kryeministren Meloni, Kancelarin Scholz, Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, Borrellin dhe Lajçakun.

“I falënderova secilin prej tyre për përpjekjet e tyre”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shkruar në Twitter edhe për sulmin terrorist të 24 shtatorit.

”Theksova se pas sulmeve terroriste të 24 shtatorit, rëndësia e sigurisë së Kosovës është parësore, siç është mbajtja e Serbisë përgjegjëse. Kosova ka pranuar/miratuar Marrëveshjen Themelore dhe unë ofrova ta nënshkruaj sot këtë herë së bashku me propozimin BE-së të 21 tetorit”, ka thënë Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat