Sadri Ramabaja, analist në Pressing të T7, ka thënë se kur shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kërkon kohë atëherë e bën këtë “për t’i dhënë kohë Serbisë”.
Ai ka folur për zhvillimet e fundit në Bruksel, ku Kurti dhe Vuçiq kanë zhvilluar takime me liderët e BE-së, Gjermanisë, Francës dhe Italisë.
”Deklarata e Borrellit se na duhet kohë është një lloj afati për fryemarrje dhe reflektim edhe të palës serbe”, ka thënë Ramabaja.
Po ashtu, ai ka thënë se Serbia po e sheh Brukselin si “tryezë suedeze”, që të marrë çfarë të dojë e të lë çfarë të dëshirojë.