Analisti politik, Agim Sopi, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti ka vepruar drejtë në takimet me bashkësinë ndërkombëtare në Bruksel gjatë së enjtes.
Ai ka thënë se vendosmëria e tij ishte prej burrështetasi, duke shtuar se ai të enjten ka pranuar diçka që tashmë është pranuar në Marrëveshjen e Ohrit.
“Kurti kësaj radhe ka vepruar me vendosmërinë e burrështetasit qysh do të duhej të vepronte. Bravo i qoftë, ai ka pranuar diçka që e ka pranuar në Ohër”, është shprehur Sopi.
Ai ka theksuar se dialogu e ka humbur rolin e tij gjatë negociatave mes palëve, e sipas tij, 2023-a do të jetë viti “i vdekjes” së dialogut.