“Përveç Kurtit edhe Haradinaj ishte përballë treshes evropiane”

Aktuale

“Përveç Kurtit edhe Haradinaj ishte përballë treshes evropiane”

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 23:24
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është pyetur se në këtë gjendje të cilën ka qenë sot Kurti a ka qenë ndonjëherë njëri nga kryeministrat e tjerë, për këtë ai ka thënë se edhe Ramush Haradinaj.

“Po në kësi llojë pozicioni ka qenë edhe Haradinaj”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, Serbia e përfaqëson shkollën e vjetër politike dhe se hetimet për Banjskën nuk varen nga Beogradi.

“Ajo që do të ndodh me hetimet dhe rastin e 24 shtatorit nuk varet nga Serbia, Serbia dhe kryetari i tyre e përfaqëson shkollën e vjetër politike, dhe janë në pozitita nacionaliste të tyre që mendojnë se mundet me u shit përtej Beogradit kjo situatë, krejt ajo çka presim në raport me 24 shtatorin është që Serbia kome hy në obligime që nuk mundet me qenë strehues i terrorizmit edhe mbështetës i terrorizmit në të njejtën kohë”, tha ai 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat