Adriatik Kelmendi, ka publikuar një shkrim në X, ku ka komentuar ngjarjet e ditës së djeshme në Bruksel.
Më saktë, ai është marrë me Josep Borrellin, shef i diplomacisë së BE-së. Kelmendi ka kritikuar Borrellin për mosfajësimin e Serbisë për mos arritjen e marrëveshjeve me Kosovën.
“Sinqerisht, nuk më kujtohet Josep Borrell duke e fajësuar ndonjëherë Serbinë për mos arritjen e marrëveshjeve me Kosovën.
Kur të dyja palët nuk janë pragmatike, ai fajëson Kosovën, kur Serbia nuk është pragmatike, ai fajëson të dyja palët. Kjo nuk i ndihmon as shtensionimit, as demokracinë!” – shkroi ai në X.