Një minator në gjendje të rëndë shëndetësore dërgohet në emergjencë

Aktuale

Një minator në gjendje të rëndë shëndetësore dërgohet në emergjencë

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 12:39
Foto ilustrim

Një minator në gjendje të rëndë shëndetësore është dërguar në emergjencën e Mitrovicës.

Lajmin e bëri të ditur nënkryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Destan Kërleshi.

“Ju njoftoj se tash, në këto momente e kemi dërguar një minator në Spitalin Rajonal në Mitrovicë në emergjencë.

Ai eshte në gjendje të rendë”, ka thënë shkurt ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat