Gazetari: Ju tregoj propozimin që do pranojë Kurti për Asociacionin

Aktuale

Gazetari: Ju tregoj propozimin që do pranojë Kurti për Asociacionin

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 16:23
Gazetari Muhamet Hajrullahu

Gazetari Muhamet Hajrullahu zbuloi në një intervistë për Euronews Albania se cili mund të jetë modeli i Asociacionit që kryeministri Kurti mund të pranojë.

Ai tha se modeli që i është prezantuar Kosovës gjatë vizitës së pesë emisarëve në Prishtinë, të shtunën e kaluar është i ngjashëm me atë të prezantuar më herët nga organizata gjermane dhe që me shumë gjasë do të jetë edhe asociacioni që kryeministri i Kosovës, do e pranojë.

“Nga dje, nga ajo që kuptohet edhe ndër rreshta, është se Kosova ka lëvizur në një hap para. Sa i përket asociacionit, modeli më i afërt që po flitet është ai i prezantuar nga organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung, është diku te 80% i asaj që ne kemi lexuar dhe kemi parë, Natyrisht aty do të ketë elementë të tjerë.

Unë kam informacion se pak a shumë, modeli që i është prezantuar Kosovën, kur ishte pesëshja e madhe në Prishtinë, është modeli që përafrohet me atë të organizatës gjermane”,-tha gazetari Muhamet Hajrullahu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat